Iran, Banka Qendrore kundër SHBA-së

28/11/2011 20:20

Banka Qendrore Iraniane ka hedhur poshtë akuzat e Shteteve të Bashkuara për pastrim parash.

“Pastrimi i parave është kundër ligjeve dhe parimeve ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara akuzojnë Bankën Qendrore pa patur asnjë provë dhe në kohën kur aktiviteti i bankës është totalisht transparent”, thuhet në deklaratën e Bankës Qendrore Iraniane.

Ditë më parë, Uashingtoni hodhi akuza të forta kundër institucionit financiar Iranian, duke deklaruar se riciklon paratë e kriminelëve, para të fituara nga droga, prostitucioni e aktivitete të tjera të jashtëligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA