Një numër i madh francezësh, plot 61 për qind, është në favor të votimit të emigrantëve në zgjedhjet komunale të vendit.
Kështu thotë një sondazh i kryer nga instituti “BVA” dhe i publikuar në të përditshmen e njohur franceze “Le Parisien”.
Më 8 dhjetor në Senatin francez do të diskutohet një projekt/ligj i paraqitur nga e majta në lidhje me këtë cështje, ndërkohë që mazhoranca qeverisëse është kundër.
Së shpejti Franca do të hyjë edhe në procesin e zgjedhjeve presidenciale. Presidenti aktual Nicolas Sarkozy ka pësuar së fundmi një rritje në sondazhe, falë mënyrës se si u përball me krizën financiare.
Gjithsesi, të cituar nga mediat lokale, shumë francezë kanë theksuar se nuk janë të kënaqur me politikën e tij të brendshme.
Një sondazh i publikuar rreth një javë më parë nga “Journal du Dimanche” tregonte se 34 për qind e francezëve aprovonin politikat e Sarkozy, 3% më shumë nga sondazhet e mëparshme.
Por pjesa tjetër, 66%, shprehnin pakënaqësi me politikën e brendshme dhe mënyrën si presidenti sillet ndaj disa cështjeve sociale.
Top Channel