Pas dy gabimeve trashanike ndaj Atletico Madrid, De Gea del në mbrojtje të portierit të Tottenham
Lewis Hamilton dhe Felipe Massa kanë bërë paqe pas përfundimit të garës së fundit të botërorit të Formulës 1, të dielën në Brazil.
Pilotët e McLaren dhe Ferrari kanë pasur shumë “fërkime” në pistë gjatë këtij viti duke shkaktuar 6 aksidente mes tyre, në shumicën e rasteve me shkaktar pilotin britanik. Gjithsesi Massa është ai që u penalizua nga komisarët e pistës në Cmimin e Madh të Indisë.
Kur dukej se pushimet dimërore këta pilotë do t’i kalonin në armiqësi me njëri-tjetrin, Hamilton ishte ai që iu afrua bokseve të Ferrarit dhe përqafoi kolegun brazilian.
Të dy ishin të buzëqeshur dhe Hamilton u shpreh kështu për mediat britanike të pranishme në pistë: “Kam shumë respekt për Massa-n dhe po pres me padurim që ta sfidoj sërish në pistë vitin që vjen.”
Nga ana e tij, Massa theksoi: “Mu bë qejfi që Hamilton erdhi të më takonte. Ishte një gjest i bukur.”
Edhe në Brazil ekzistonte mundësia e një tjetër dueli të ashpër mes këtyre dy pilotëve kur për disa xhiro me radhë Hamilton po tentonte të parakalonte pilotin e Ferrarit, por gjithçka përfundoi kur makina McLaren pati probleme me kutinë e marsheve dhe britaniku u detyrua të tërhiqej nga gara.
Top Channel