Vetvritet trajneri i Uellsit, Gary Speed

27/11/2011 14:20

Trajneri i Uellsit, Gary Speed, u gjet i vetëvarur në banesën e tij mëngjesin e ditës së dielë, konfirmoi Federata Uellsiane e Futbollit.

Ish-futbollisti i Njukasëllit, Lids Junaited, Evertonit dhe Boltonit, në Premier League, vetëm një ditë më parë, të shtunën, kishte komentuar një ndeshje në BBC.

Policia deklaroi se nuk ka rrethana të dyshimta rreth vdekjes së tij dhe ajo është konsideruar si një vetvrasje. Në një komunikatë, Federata Uellsian shkruante: “Me trishtim të thellë lajmërojmë për vdekjen në rrethana tragjike të trajnerit të kombëtares, Gary Speed. I bashkohemi familjes së tij në këtë moment të vështirë, ndërsa kërkojmë që të respektohet e drejta e tyre e privacisë”.

Pas mësimit të lajmit, sulmuesi i Manchester United, Micheal Owen, një mik i afërt me të ndjerin, shkroi në një rrjet social: “Nuk mund ta besoj lajmin rreth Gart Speed. Takoheshim disa herë në javë duke lënë fëmijët në shkollë. Jam i mpirë nga dhimbja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA