Barça bie në Getafe, Reali +6

27/11/2011 09:50

Reali i Madridit vazhdon marshimin e tij drejt titullit të parë kampion në Spanjë pas katër vitesh, ndërsa falë fitores së arritur në derbi dhe humbjes së Barcelonës në Getafe, thellon diferencën në gjashtë pikë.

Pasi Atletiko kaloi në avantazh i pari, dy gola nga Cristiano Ronaldo me penallti dhe dy nga Higuain e Di Maria i dhanë një fitore të thjeshtë madrilenëve të Mourinhos, përballë rivalëve të të njëjtit qytet, që përfunduan takimin me nëntë futbollistë.

Surpriza e vërtetë e mbrëmjes ishte Barcelona, e cila u mposht në periferinë e Madridit prej Getafes. Pas fitores ndaj Milanit, katalanasit u dukej se vuajtën dukshëm lodhjen dhe nuk mundën të impononin lojën e tyre. Për vendasit, golin vendimtar e realizoi në pjesën e dytë Valera, me një goditje me kokë.

”Është një zhgënjim i pamohueshëm, edhe pse futbollistët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë. U përpoqëm deri në fund të barazonim dhe krijuam raste, pro Getafe mbrojti me gjashtë lojtarë dhe e bëri këtë shkëlqyeshëm. Shënuan me goditje këndi dhe ndonjëherë në futboll kjo mjafton. Megjithatë, është ende vetëm java e 14 dhe kemi shumë kampionat përpara. Do të jetë e rëndësishme të fitojmë ndaj Vallecanos dhe Levantes, dy ndeshjet që luajmë përpara klasikes përballë Realit. Diferenca gjashtë pikë? Në historinë tonë, kemi qenë shumë herë të tjera në këtë fazë të kampionatit pas Realit, por në fund kemi arritur të fitojmë titullin”, deklaroi trajneri Guardiola në përfundim të takimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA