Vret e copëton “për gatim” bashkëshortin

26/11/2011 11:15

Një grua në Pakistan doli para gjykatës nën akuzën e vrasje dhe copëtimit të bashkëshortit të saj.

Zainab Bibi, 32 vjec u arrestua pak muaj më parë në rrethinat e Karachi-t pas denoncimit të fqinjëve të saj të cilët nuk kishin parë bashkëshortin e saj prej disa ditësh.

Autoritetet akuzojnë 32-vjecaren se ka vrarë e më pas copëtuar bashkëshortin e saj. Ajo, sipas akuzës, ka copëtuar trupin e bashkëshortit me ndihmën e nipit të saj 22-vjecar për të gatuar me synimin për të zhdukur gjurmët e vrasjes makabre.

Vetë 32-vjecarja ka pranuar vrasjen duke thënë se e kishte bërë për të mbrojtur vajzën e saj.

“Vrava bashkëshortin sepse guxoi të prekë vajzën time, ngacmoi fizikisht vajzën time”, tha 32-vjecarja para gjykatës.

Sipas mediave pakistaneze, nëse ajo shpallet fajtore për vrasjen, rrezikon dënimin me vdekje, e ndoshta një ekzekutim publik. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA