Strauss Kahn dyshon se është përgjuar

26/11/2011 18:55

Ish-shefi i FMN-së, Dominique Strauss Kahn dyshon se një celular i tipit “smartphone” që ai e humbi pak para se të arrestohej për agresion seksual është përgjuar.

Dyshimi është paraqitur në një raport të hartuar mbi ditën e arrestimit të tij, të publikuar në rubrikën “Review of Books” të Nju Jorkut.

Raporti thotë gjithashtu se një kamera sigurie e hotelit “Sofitel” tregon dy persona që festojnë pas lajmërimit të policisë.

Cështja penale e hapur ndaj zotit Strauss Kahn u mbyll, por ajo coi në zero shpresat e tij për të garuar për postin e presidentit të Francës.

Raporti i fundit ka të ngjarë të ringjallë dyshimet se ish-kreu i FMN-së ishte viktimë e një komploti politik të orkestruar nga presidenti aktual i Francës, Nicolas Sarkozy.

Gjithësesi, ai duhet ende të përballet me padinë civile të ngritur nga kamarierja e hotelit që e denoncoi për dhunim seksual, edhe pse ishin deklaratat jobindëse të kësaj të fundit që cuan prokurorët në rrëzimin e akuzave.

Ndërkohë, burime anonime por të afërta me zotin Strauss Kahn citohen në raport të kenë thënë se ai ishte paralajmëruar me një mesazh ditën e arrestimit, se një email që i kishte dërguar bashkëshortes së tij nga celulari “BlackBerry” ishte lexuar në zyrat e partisë së presidentit Sarkozy në Paris.

Disa ditë më parë Strauss-Kahn dhe bashkëshortja e tij ngritën një padi ndaj një këshilltari të presidentit Sarkozy dhe ndaj disa mediave franceze, për thyerje të së drejtës së privatësisë dhe shpifje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA