Irak, shpërthime bombash, mbi 12 të vrarë
26/11/2011 13:25
Një seri sulmesh, me bomba dhe armë zjarri i kanë marrë jetën të paktën 12 personave në Bagdad e në rrethinat e tij.
Lajmi njoftohet nga televizoni arab, Al Jazeera, që saktëson se një minibus me ka shpërthyer në afërsi të Abu Ghraib duke vrarë të paktën 8 persona, ndërsa në 3 shpërthime të tjera humbën jetën të paktën 4 persona dhe 25 të tjerë të plagosur.
Sulmi nuk është marrë përsipër nga asnjë deri më tani. Situata në Irak ka qenë relativisht e qetë në muajt e fundit, por këto shpërthime vijnë vetëm pak ditë nga tërheqja përfundimtare e Shteteve të Bashkuara nga vendi.
Top Channel