Bankat po përgatiten për skenarin më të keq: shpërbërjen e Eurozonës. Kështu shkruan gazeta amerikane New York Times.
Sipas NYT, pjesa më e madhe e bankave kanë gati planin që parashikon skenarin më të keq, atë të shpërbërjes së Eurozonës dhe “zhdukjes” së monedhës së përbashkët.
Kriza e borxhit sovran të Gjermanisë, shkruan New York Times, ka trembur investitorët e fuqishëm dhe tregjet ndërkombëtare mbi qendrueshmërin financiare e ekonomike të vendit nga i cili të gjithë pop resin të shpëtojë monedhën e përbashkët.
Por nga ana e tyre, liderët europianë, e vecanërisht kancelarja gjermane, Angela Merkel këmbëngul se nuk ka ardhur ende koha për të patur një plan B. Por pavarësisht thirrjes së Merkel, pikërisht plani B është ai që kanë gati bankat më të mëdha europiane, që mesa duket e shohin të ardhmen pa monedhën euro.
“Kriza financiare e eurozonës ka hyrë në një fazë tejet të rrezikshme. Nëse Banka Qendrore Europiane nuk ndërhyn, aty ku politikanët po dështojnë vazhdimisht, për të ndihmuar ekonomitë në nevojë të eurozonës, një shpërbërje dhe faliment i euros ka shumë gjasa të ndodhë”, thuhet në raportet e bankave si Merryll Lynch, Barclays Capital dhe Nomura.
Top Channel