Rusi, caktohet data e zgjedhjeve

25/11/2011 09:45

Dhoma e Lartë e Parlamentit Rus vendosi të premten që zgjedhjet e ardhshme presidenciale të mbahen në datën 4 mars 2012.

Në përputhje me ligjin, fushata elektorale mund të nisë menjëherë. Ish-presidenti dh e kryeministri në fuqi, Vladimir Putin, është superfavorit për të zëvendësuar në Kremlin presidentin aktual, Dmitry Medvedev.

Gjatë kongresit të përvitshëm të partisë Rusia e Bashkuar, dy figurat më të rëndësishme politike në vend pranuan që të kryejnë një rokadë pushteti, e cila do të shohë Medvedevin të marrë rolin e kryeministrit.

Nëse do të fitojë, Putin do të qëndrojë në krye të shtetit më shumë se zakonisht, pasi një ndryshim kushtetues në vitin 2008 zgjati mandatin e presidentit nga katër në gjashtë vjet.

Sipas Putinit, ai është në gjendje të ofrojë qëndrueshmëri dhe rritje ekonomike për vendin, por kundërshtarët e tij opozitarë e akuzojnë për autoritarizëm. Rusët do të thirren të votojnë edhe në datën 4 dhjetor, këtë herë për zgjedhjet presidenciale. Partia “Rusia e Bashkuar” dhe Partia Komuniste Ruse janë dy më të mëdhatë në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA