Portugali, greva paralizoi shërbimet

25/11/2011 00:00

Greva 24 orëshe në Portugali kundër masave të ashpra anti-krizë te
qeverise, paralizoi sherbimet postare, spitalore dhe arsimore te vendit,
bashkë me sektorë të tjerë publikë.

Mbyllja e stacioneve të metrose shkaktoi crregullime të medha të levizjes në Lisbonë. Nga ana tjetër një numër i madh fluturimesh që duhet te niseshin nga kryeqyteti dhe nga Porto, u pezulluan. Protestuesit, radhet e te cileve numeronin me mijera vete, marshuan perpara nderteses se parlamentit me pankarta qe mbanin mesazhe te fuqishme kundershtimi ndaj shkurtimit te shpenzimeve dhe masave te tjera aspak popullore, pjese e paketes drastike qe synon zbutjen e krizes se thelle qe ka perfshire vendin qe prej 2009-tes.

Frika nga vandalizmat detyroi pronaret e biznesneve t’i mbanin ato mbyllur. Aksioni industrial kishte te bente me se shumti me shkurtimet ne kujdesin shendetesor, rritjen e taksave, si dhe heqjen e shperblimeve per festa, perfshire ato te fundvitit, te barabarta me rrogen e nje muaji per punonjesit e sektorit publik.

Firmat private nga ana tjeter, ne baze te kesaj pakete, lejohen ta shtojne diten e punes me 30 minuta pa qene te detyruara te paguajne per kohen shtese. Portugalia, vendi i trete qe mori dorezani nga Bashkimi Europian pas Greqise dhe Irlandes, ka perfituar 78 miliarde euro si fond emergjence nga BE-ja dhe FMN-ja.

Kjo e ka vene kryeministrin Pedro Coelho nen presion per te reduktuar ndjeshem shpenzimet publike. Me papunesine ne nivelin 12% dhe parashikimet per nje kontraktim te ekonomise vitin qe vjen, portugezet mbeten skeptike ndaj masave te qeverise dhe i druhen asaj cfare rezervon e ardhmja per vendin.  
 

Top Channel