
Protestuesit egjiptjane përgatiten për një tjetër ditë protestash dhe
kërkesa është e njëjtë: largimi i drejtuesve ushtarakë të vendit.
E premtja e lutjeve ka perfunduar jo rrallehere ne tubimeve massive dhe dita e sotme ka nisur me grumbullime demonstruesish ne pjese te ndryshme te vendit. Perplasje te ashpra jane shenuar qe prej se shtunes ne sheshin Tahrir te Kajros, epiqendra e levizjes qe coi ne permbysjen e ish-presidentit Hosni Mubarak 9 muaj me pare.
Por te enjten, situata ishte disi me e qete pas vendosjes se telave me gjemba qe ndanin protestuesit nga forcat e policise.
Njerezit jane te pakenaqur me caktimin e ish-kryeministrit Kamal Ganzouri per te formuar qeverine e re.Logjika e tyre eshte e thjeshte. “Per te dyten here,- thone demonstruesit,- do te varemi nga nje roje e vjeter e regjimit te Mubarakut. Perse nuk i jepen shanse te rinjve, por ne drejtimin e vendit vazhdojne te zgjidhen 80 vjecare”.
Vendosja ne krye te ekzekutivit e nje njeriu qe ka sherbyer si kryetar qeverie nga vitit 1996 deri ne 1999, ne kohen e Mubarakut shihet si krize per revolucionin, edhe pse Ganzuri e kishte distancuar veten nga ish-kreu i shtetit.
Ndaj aktivistet thone se nuk do te largohen nga sheshi Tahrir. Ne mbeshtetetje te protestuesve edhe sindikata e punetoreve ka bere thirrje per nje greve te pergjithshme. Nga te dhenat e Ministrise egjiptjane te shendetesise, bilanci i vdekjeve nga dhuna e ketyre diteve ka mberritur ne 41. Keshilli Ushtarak kerkoi ndjese per vrasjet dhe ofroi ngushellimet e tij bashke me oferten per te kompensuar familjet e viktimave.
Top Channel