Zelandë e Re, humbin jetën të 29 minatorët
24/11/2011 09:10
Të 29 minatoret e bllokuar ne minieren e qymyrgurit ne Zelanden e Re besohet se kane humbur jeten pas nje shperthimi te dyte qe ndodhi nentoke.
Shefi i Policise Geri Nolis tha se shpresat jane shuar per te gjetur te mbijetuar, pasi shperthimi, ne minieren e Pajk Riverit, ne South Isleand, ishte shume i fuqishem. Kryeministri Xhon Ki e cilesoi humbjen e jeteve nje tragjedi kombetare.
Me minatoret ishin humbur te gjitha kontaktet prej te premtes. Pamjet televizive tregojne familjaret e tyre te hidheruar, pak dite pasi shpresuan se te afermit do te dilnin te gjalle nga nentoka. 24 prej minatoreve ishin neozelandeze, dy australiane, dy britanike dhe nje afrikano-jugor.
Top Channel