Të Drejtat e Njeriut dënojnë dhunën në Egjipt

24/11/2011 04:39

Shefja për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Navi Pilai dënoi përdorimin e tepërt të dhunës nga forcat e sigurisë egjiptiane gjatë përleshjes me protestuesit.

Pilai bëri thirrje për një hetim të pavarur për vrasjen e të paktën 35 personave, prej fundjavës.

Protestuesit vazhdojnë të mblidhen në Sheshin “Tahrir” pavarësisht garancive të Këshillit Ushtarak për të përshpejtuar kalimin e pushtetit.

Forcat e sigurisë përdorinin gazin lotsjellës në afërsi të Ministrisë së Brendshme.

Protestuesit kundërshtuan ofertën e ushtrisë për kalimin e përshpejtuar të pushtetit tek autoriteti civil.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA