SHBA, aksident ajror, gjashtë viktima

24/11/2011 19:20

Gjashtë persona, midis të cilëve tre fëmijë, humbën jetën të enjten në një aksident ajror në SHBA, kur një avion i vogël u përplas me majën e një mali në Arizona.

Punonjësit e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje, në lindje të qytetit të Feniksit, por shprehen se nuk ka gjasa të gjejnë të mbijetuar, për shkak të impaktit të fuqishëm.

Banorët e zonës raportuan se dëgjuan një shpërthim të fortë dhe menjëherë pas tij, panë një “top të zjarrtë” që binte nga qielli. Nuk është e qartë se si mund të ketë ndodhur aksidenti, pasi koha ka qenë e mirë dhe shikueshmëria për pilotët e lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA