Madrid, gati rruga me emrin e Casillas

24/11/2011 00:00

Në Mostoles, komuna spanjolle e komunitetit autonom të Madridit, gjithcka është gati.

Kryetari i bashkisë Esteban Parro do të propozojë ndryshimin e emrit për një nga shumë rrugët e qytetit, për t’i vënë atë të portierit Iker Casillas.

Parro ka sqaruar se një gjë e tillë do të bëhet pasi numri një i Real Madrid dhe kombëtares spanjolle ka lindur pikërisht në Mostoles.

“Ai meriton mirënjohen për vlerat e tij humane dhe për faktin se është portieri më i mirë në botë”, ka deklaruar kryebashkiaku.

Casillas u vlerësua si portieri më i mirë në botë pasi Spanja fitoi Kupën e Botës në vitin 2010, pasi mundi në finale Holandën.

Por performanca e tij pas botërorit është vënë në dyshim, sidomos në radhët e Real Madrid, ku flitet se traineri Jose Mourinho nuk e konsideron në lartësinë e duhur.

Top Channel