
Shtetet e Bashkuara po përgatiten të festojnë Ditën e Falenderimit me më
shumë amerikanë që kanë marrë rrugët, tokësore apo ajrore, për të
vizituar familjet e tyre.
Rreth 43 milionë persona pritet të udhëtojnë para dhe pas ditës së pushimit, numri më i lartë që regjistrohet që prej vitit 2007.
Ditën e mërkurë, moti i ftohtë në Bregun Lindor shkaktoi vonesa të shumta në oraret e udhëtarëve.
Ndërsa të premten, në dyqane pritet të krijohen radhë të gjata për blerje objektesh të ndryshme, me qëllim për t’ua dhuruar të afërmve.
Në ditën e përvitshme të shitjeve, e njohur si e Premtja e Zezë, dyqanet hapen shumë herët, rreth orës 3 ose 4 të mëngjesit.
Megjithatë, këtë vit nxitimi do të vonohet pak dhe dyqanet do të hapen pikërisht Ditën e Falenderimit.
Rreth 1 mijë dyqane të firmës “Gap” do të hapen këtë ditë, ndërkohë që zinxhire të tjera dyqanesh, si “Target”, “Best Buy” dhe “Macy’s” do të hapen në mesnatë.
Pavarësisht rritjes së parashikuar të numrit të udhëtarëve, 2 për qind persona më pak se viti i kaluar pritet të udhëtojnë këtë herë me avion.
Top Channel