Saleh në Arabi për kalimin e pushtetit

23/11/2011 00:00

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh ka mbërritur në Arabinë Saudite
për të firmosur nismën e kalimit të pushtetit, të pranuar nga gjashtë
anëtarët e Këshillit të Bashkepunimit në Gjirin Arab.

Sipas marreveshjes, 69-vjecari do t`ia kaloje postin zevendesit te tij perpara zgjedhjeve te parakohshme.Ne kembim, perfiton imunitet nga ndjekja penale. Presidenti i Jemenit perballet me protesta masive qe prej fillimit te vitit dhe i ishte afruar disa here vulosjes se nje pakti te tille, vetem per t’u terhequr mbrapsht ne momentin e fundit.

Mansur Hadi qe do te zere vendin e tij, pritet te formoje nje qeveri te Unitetit Kombetar, ndersa vete Salehu, sipas disa raporteve do te mbetet presidenti nderi per 90 dite pas dorezimit te pushtetit. Te njejtat raporte tregojne se 69-vjecari ka marre nje telefonate nga sekretari i pergjithshem i OKB-së, Ban Ki Moon, i cili e falenderoi per reagimin pozitiv ndaj planit per nxjerrjen e vendit nga kriza e zgjatur.

Ajo qe nisi si proteste paqesore kunder presidentit Jemenit, ne pushtet qe prej 1978-tes, u shnderrua ngadale ne nje konflikt te armatosur ku jane perfshire edhe fise te ndryshme dhe forca paraushtarake. 5 apo 6 provinca te vendit kane dale jashte kontrollit te qeverise. Protestat vazhduan edhe sot ne kryeqytetin Sanaa, ku situata precipitoi shume shpejt ne perleshje te dhunshme mes forcave pro-Salehut dhe besnikeve te sheikut disident Sadiq al-Ahmar.
 

Top Channel