Nismat ekonomike, Obama kërkon mbështetje

23/11/2011 00:00

Barak Obama eshte vene serish ne kerkim te mbeshtetjes per nismat e tij
ekonomike. Ne fakt, ekonomia pritet te jete ceshtja kryesore qe do te
percaktoje nese do te arrije te siguroje nje mandat te dyte vitin qe
vjen.

Obama ben thirrje per durim dhe premton se iniciativat e tij do te jene te suksesshme, vetem se jo menjehere. Do te duhet kohe per te rindertuar nje ekonomi, e cila percjell siguri per shtresen e mesme dhe perterin shanset per ata qe perpiqen te mberrijne aty, tha presidenti gjate nje ndalese ne New Hampshire.

Apeli i tij erdhi nje dite pasi komisionin i posacem i kongresit deshtoi ne arritjen e nje marreveshjeje mbi mënyrat e shkurtimit të defiçitit buxhetor.

Republikanët në opozitë dhe disa ekspert politik e kritikuan zotin Obama për mos përfshirjen e tij më të madhe për të nxitur superkomisionin drejt një marrëveshjeje. Por të martën, presidenti kritikoi pakicën republikane në Senat, duke goditur ata me zemërim për hedhjen poshtë të pjesëve kryesore të legjislacionit të tij për vendet e punës.

“Ata madje refuzuan të debatonin rreth tij. 100 përqind e republikanëve e kundërshtuan atë edhe pse pothuajse dy të tretat e amerikanëve mbështetën idetë në këtë legjislacion demokratë, republikanë dhe të pavarur. Asnjë republikan në Washington nuk ishte i gatshëm të thoshte se është gjëja e duhur për të bërë, asnjë.”

Zoti Obama i bëri thirrje Kongresit që të votojë javën e ardhëshme për të zgjatur shkurtimin e taksave që janë caktuar të skadojnë në fund të dhjetorit. Republikani më i lartë në Kongresi, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner, tha se partia e tij ende është e gatshme të diskutojë për mbështetjen e legjislacionit.

Shteti i vogël New Hampshire me 10 janar do të jetë skenë e një prej votimeve të para në garën republikane për fushatën presidenciale të vitit që vjen. Pritet që kandidatura e zotit Obama të mos kundështohet nga partia e tij. Por, New Hampshire mund të bëhet një prej të quajturave “shtete betejash” që do të jetë kryesore për fitoren e zgjedhjeve kombëtare.

Top Channel