Indi, cdo 20 sekonda vdes një fëmijë

23/11/2011 17:10

Cdo 20 sekonda në Indi vdes një fëmijë për shkak të sëmundjeve që mund të kurohen fare lehtë, si dizanteria dhe pneumoniti.

Kjo e dhënë tronditëse është publikuar nga fondacioni “Save the Children”, me rastin e fushatës “Fëmijët s’duhet të lindin për të vdekur”, që nisi këto ditë në Nju Delhi.

Organizata ndërkombëtare jofitimprurëse i ka bërë apel qeverisë indiane që të shpenzojë të paktën 5 për qind të GDP-së për të përmirësuar mjekimin dhe shërbimet shëndetësore për nënat dhe fëmijët, në mënyrë që të ulet vdekja e tyre.

Sipas statistikave të fondacionit, cdo vit në Indi vdesin 1.73 milionë fëmijë pa arritur ende moshën pesë vjec.

“India ka kuotën më të lartë të vdekshmërisë foshnjore në botë. Është me rëndësi që shoqëria civile të angazhohet për të kërkuar që në ligjin e ardhshëm financiar të parashikohen më shumë shpenzime kundër këtij fenomeni”, ka deklaruar përgjegjësja Shireen Vakil.

Sipas saj, në vende si Nepali dhe Bangladeshi një shpenzim më i madh publik për shërbimet shëndetësore ka cuar në një rënie drastike të vdekjeve të të miturve.

Fondacioni ka prezantuar gjithashtu një ëeb site të ri ku qytetarët mund të firmosin një peticion për t’ia paraqitur qeverisë indiane për të rritur shpenzimet shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA