Gazetarja ruse, gishtin e mesit Obamës

23/11/2011 21:25

Një gjest jo të këndshëm ka bërë një gazetare ruse, e cila teksa prezantonte edicionin e lajmeve të “Ren TV”, ka ngritur gishtin e mesit kur ka shqiptuar emrin e presidentit amerikan Barack Obama.

Tatiana Limanova po lexonte lajmin për kalimin e presidencës së APEC nga Obama tek presidenti rus Dmitri Medvedev, por kur ka përmendur emrin e shefit të Shtëpisë së Bardhë, ka bërë gjestin e shëmtuar përpara kamerave dhe më pas ka vijuar me lajmet e tjera.

Veprimi i gazetares ka përfunduar tashmë në You Tube dhe klikimet nuk kanë munguar, ndërkohë që nga drejtuesit e televizionit nuk ka ardhur asnjë koment.

Megjithatë, disa burime kanë bërë të ditur se ata janë përpjekur ta minimizojnë gjestin duke deklaruar se i drejtohej teknikëve të studios dhe jo presidentit amerikan dhe se gazetarja mendonte se nuk ishte në transmetim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA