Franca, po ekstradimit të Noriegës në Panama

23/11/2011 16:00

Një gjykatë franceze pranoi të mërkurën kërkesën e Panamasë për ekstradimin e ish-diktatorit Manuel Noriega në vend, ku ai do të përballet me akuzat e krimeve të ndodhura gjatë udhëheqjes së tij, në periudhën e viteve 1983-89.

Ish-lideri ushtarak panamez është duke vuajtur aktualisht dënimin në Francë, për akuzën e pastrimit të parave. Deri në 2009-n, ai vuajti 20 vjet heqje lirie në SHBA, për akuzat e trafikimit të drogës.

Noriega pritet të dërgohet përpara fundit të vitit në Panama, ku gjykata e ka shpallur fajtor në mungesë për vrasjen e dy kundërshtarëve politikë, korrupsion dhe kanosje.

77-vjeçari ka të drejtë të apelojë vendimin e gjykatës franceze, por avokatët e tij kanë paralajmëruar se diçka e tillë nuk do të ndodhë, pasi Noriega ka mall për vendlindjen dhe dëshiron të rikthehet.

Në bazë të ligjit ndërkombëtar, edhe nëse ekstradohet në Panama, ai duhet të vuajë fillimisht shtatë vitet me të cilat është dënuar në Francë, përpara se të fillojë shlyejë kohën me të cilën do të ndëshkohet për krimet e kryera gjatë udhëheqjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA