Spanja u përball të martën me një shtrenjtim të ri të interesave të huamarrjes, i pari që prej marrjes së pushtetit prej demokratëve, pas zgjedhjeve të së hënës.
Qeveria e re emetoi letra me vlerë prej tre miliardë eurosh, me afat kthimi 3-6 mujor. Interesi që duhet të paguajë Spanja u rrit në 5,2%, nga 3,3% që kishte paguar për këtë lloj huaje në muajin tetor.
Lajmi i mirë për Spanjën ishte që kërkesa për borxhet e saj qeveritare në treg ishte mjaft e lartë, sinjal i mirë i impulsit pozitiv që ka dhënë ndryshimi i pushtetit.
”Tashmë të gjithë shtetet e Eurozonës janë futur në një rreth vicioz dhe për çdo shtet kushton shumë më tepër huamarrja. 5,2% për letrat me vlerë 3-6 mujore, kur norma bazë e interesit të Bankës Qëndrore Europiane është prej 1,25%, mbetet një interes jashtëzakonisht i lartë dhe i paarsyeshëm, pavarësisht rrethanave”, deklaroi Marc Ostëald, ekspert i strategjive ekonomike në Komisionin Europian.
Top Channel