SHBA, rrëshqitje masive e tokës
22/11/2011 16:10
Reshjet e dendura shkaktuan rrëshqitjen e një segmenti masiv rruge në Kaliforni, duke krijuar në gropë të madhe në këmbët e një kodre.
Segmenti prej 274 metrash i rrugës ë jug të Los Angeles u shkërmoq dhe më pas u rrëzua në oqean.
Në fakt, rruga ishte mbyllur prej kohësh për këmbësorët dhe makinat, pasi në të nisën të shfaqen të krisura. Sipas autoriteteve, rruga u mbyll kur u vu re se të krisat në të shtoheshin me 10 centimetër në ditë.
Aktualisht, popullsia është paralajmëruar që të qëndrojë larg rrugës së shembur, pasi edhe terreni rreth e rrotull saj është i paqëndrueshëm.
Sipas policisë nuk ka raporte për viktima, të plagosur apo dëme materiale si pasojë e shëmbjes së rrugës.
Top Channel