Ekonomia amerikane është rritur me një ritëm më të ngadaltë nga sa ishte deklaruar, gjatë tre muajve qershor-shtator.
Të dhënat e rishikuara të Deparatamentit Amerikan të Tregëtisë treguan të martën se ekonomia është rritur në këtë semestër me 2% dhe jo 2,5%, siç ishte vlerësuar fillimisht. Pavarësisht rishikimit të rritjes ekonomike, gjendja është më e mirë se ajo e semestrit të mëparshëm, kur nga prilli në qershor, ekonomia pati një rritje prej 1,3%.
Rishikimi u bë i detyrueshëm nga humbjet e mëdha në bursa, të cilat nuk ishin marrë tërësisht parasysh në vlerësimin e parë.
Disa prej faktorëve që kanë mbajtur relativisht të ulët rritjen është çmimi i lartë për energjinë dhe tërmeti japonez i fillim vitit, i cili shkatërroi linjat e prodhimit të shumë kompanive amerikane dhe dëmtoi fuqinë blerëse të një prej partnerëve kryesore ekonomikë të SHBA-së.
Megjithatë, parashikimet për tre muajt e fundit të vitit janë shumë optimiste, me ekspertët që parashikojnë një rritje prej më shumë se 3%, çka do të përbënte përshpejtimin më të madh të ekonomisë në 18 muajt e fundit.
Top Channel