15 trupa paraushtarake pakistaneze u vranë pasi ranë në kurthin e militantëve islamikë në jug-perëndim të Pakistanit.
Sipas mediave, agresorët sulmuan me raketa kampin e trupave paraushtarake dhe gjithashtu hapën zjarr mbi një patrullë në provincën e Balokistanit.
Sipas zyrtarëve pakistanezë, mes të vrarëve ishin një oficer i lartë i ushtrisë, ndërsa edhe 8 ushtarë të tjerë mbetën të plagosur. Mësohet se gjatë përleshjes u vranë edhe disa militantë, por ende nuk është konfimuar numri i tyre.
Aktualisht, askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin, por nuk është e vështirë që gishti të drejtohet nga talebanët apo aleatët e tyre në zonë.
Trupat ushtarake kishin nisur një operacion për gjetjen e bazave të terroristëve në male dhe sulmi konsiderohet si një hakmarrje. Përleshja u zhvillua në zonën e pasur me qymyr të Çamalangut, ku shpesh forcat e sigurisë përballen me terroristët.
Top Channel