Mancini: Napoli, një skuadër shumë e fortë

22/11/2011 00:00

Napoli-Manchester City është një nga sfidat që do të tërheqin vëmendjen në këtë javë të pestë të Ligës së Kampioneve. Në San Paolo do të vihen përballë njëra-tjetrës dy skuadra që i kanë të mëdha shanset për të qenë mes 16 ekipeve më të mira të këtij aktiviteti.

Skuadra angleze është shumë në formë, gjë që do të kërkojë ta tregojë edhe ndaj Napolit. Por për trajnerin Roberto Mancini, kjo sfidë do të jetë shumë e vështirë, pasi Napoli është në gjendje të mundë cdo skuadër kur luan në fushën e tij.

‘Mendoj se Napoli në San Paolo është një skuadër e vështirë për t’u mundur, për këtë arsye e shikoj këtë ndeshje të komplikuar dhe jo të lehtë. Gjithsesi, e dimë se nëse luajmë mirë në këtë ndeshje, mund të marrim rezultat pozitiv”, tha Mancini.

Për këtë ndeshje, Mancini ka vendosur të bëjë një rotacion në skuadër dhe ka vendosur që të për momentin të lërë pushim Sergio Aguero-n. Në vendin e tij do të luajë Edin Dzeko që do të formojë një dyshe sulmuese me Mario Balotelli-n. Sulmuesi italian ka shënuar rregullisht në ndeshjet e fundit dhe për këtë arsye, ai është preferuar të luajë që nga minuta e parë në sfidën me Napolin.

Top Channel