Bisedimet mes kompanisë ajrore “Qantas” dhe dy sindikatave për pagat dhe kushtet e punës dështuan dhe tashmë dy palët përballen me arbitrarizimin detyrues të gjykatës së punës në Australi.
Sipas shefit ekzekutiv të “Qantas”, Allan Joys, kompania bëri premtime për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës, por nuk mund të plotësojë të gjitha kërkesat e sindikatave duke dëmtuar biznesin.
Konflitki mes kompanisë dhe sindikatave vazhdon prej 14 muajsh dhe në tetor “Qantas” ndaloi fluturimet për t’iu përgjigjur, sipas kompanisë, kërkesave të paarsyeshme të sindikatave.
Por nga ana tjetër, sindikatat kanë akuzuar kompaninë “Qantas” se po shkurton vende pune për të pasur fitime më të larta. Sipas sindikatave, promozimet e kompanisë për pagat dhe kushtet e punës nuk ishin në nivelin e duhur, prandaj nuk u arrit asnjë marrëveshje.
Top Channel