Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Një person është vrarë me armë zjarri në një lagje periferike të qytetit bregdetar të Durrësit.
Ngjarja ndodhi në afërsi të ish-Ndërmarrjes së Konservimit në Spitallë.
Viktima sipas burimeve zyrtare të policisë lokale është shtetasi Islam Puja, rreth 40 vjec, ndërsa është ndaluar autori i dyshuar i këtij krimi, shtetasi Andrea Berberi.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka kryer veprimet e para proceduriale. Burimet policore nuk japin ende deklarime rreth motiveve të kësaj ngjarjeje.
Banorë të zonës që kanë qenë dhe dëshmitarë në krim dhe i kanë njohur të dy palët tregojnë për një vrasje të kryer për motive hakmarrjeje. Mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt prej disa muajsh, ku dyshohet se viktima e ka keqtrajtuar fizikisht autorin.
Berberi ka qëlluar mbi Pujën, i njohur në zonë si elektricist dhe hidraulik, në rrugë duke e lënë të vdekur në trotuar.
Ndërkohe grupi hetimor vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht këtë vrasje të radhës në qytetin bregdetar.
Top Channel