Barcelona, Iniesta do të mungojë ndaj Milanit

21/11/2011 00:00

Andres Iniesta, mesfushori spajnoll i Barcelonës, do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës ndaj Milanit në San Siro për shkak të një problemi në kofshën e majtë.

Iniesta ka zhvilluar paraditen e së hënë stërvitje të diferencuar dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e së mërkurës, të vlefshme për Ligën e Kampioneve.

Barcelona do të ketë probleme edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Alves mori kartonin e tretë të verdhë në kompeticion në takimin ndaj Viktoria Plzen dhe do të mungojë në San Siro. Duke marrë parasysh edhe dëmtimin e Adrianos (mbrojtësit të krahut të majtë, por që mund të zëvendësonte brazilianin në të djathtë) Guardiola do të mendojë që të kalojë në të djathtë kapitenin Puyol.

Vendi i lënë bosh në qendër të mbrojtjes në këtë rast mund të mbulohet nga mesfushori Mascherano, i cili do të luajë së bashku me Pique.

Zgjidhja tjetër mund të jetë lojtari i ekipit Barcelona B, Martin Montoya.

Në krah të majtë të mbrojtjes do të luajë Eric Abidal.

Top Channel