ATP Londër, fiton Federer e Nadal

21/11/2011 16:20

Roxher Federer dhe Rafael Nadal e nisin me fitore turneun Masters të Londrës. Tenisti zviceran mundi në ndeshjen e parë të Grupit B, Zho Vilfrid Tsongën me rezultatin 2-1 duke marrë hakun për humbjen e pësuar nga francezi në Uimbëlldon.

Federer e filloi mjaft mirë ndeshjen duke fituar setin e parë me lehtësi 6-2. Por Tsonga iu kundërpërgjigj në të dytin që e fitoi me të njëjtin rezultat. Në setin final final Federer arriti të fitojë lojën me shërbimin e Tsongës për ta mbyllur atë me rezultatin 6-4.

Edhe Rafael Nadal vuajti shumë për të fituar ndeshjen e tij ndaj Mardi Fish. Tenisit spanjoll fitoi setin e parë 6-2 duke lënë të kuptohet se do ta kishte të lehtë këtë sfidë. Por amerikani e përmirësoi lojën e tij dhe fitoi setin e dytë me rezultatin 6-3.

Seti i fundit i takimit ishte totalisht i barabartë.  Por ai që u paraqit më mirë ishte Nadal. Ndeshjet e dyta në grupin B do te jënë Federer-Nadal dhe Fish-Tsonga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA