Barcelona shkatërroi 4-0 Saragozën në Kamp Nou dhe shkon me një moral të lartë në ndeshjen e të mërkurës në San Siro përballë Milanit.
Golat për skuadrën e Pep Guardiolës u shënuan nga Piqué dhe Messi në pjesën e parë, Puyol dhe David Villa në të dytën.
Statistika të mrekullueshme për katalanasit të cilët nuk e dinë çfarë është humbja në 16 ndeshjet e fundit në kampionat, seria pozitive më e gjatë në Spanjë, nuk pësojnë gol në fushën e tyre që nga prilli i kaluar dhe gjithashtu kanë mbrojtjen më të mirë të ligës me vetëm 6 gola të pësuar deri tani.
Në ndeshjen kryesore të javës në Ligën BBVA, Real Madrid ka fituar në fushën e vështirë të Valencias me rezultatin 3-2. Karim Benzema, Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo shënuan për madrilenët, ndërsa dygolëshi i sulmuesit Roberto Soldado nuk i vlejti vendasve për të marrë qoftë edhe 1 pikë.
Me këtë fitore Real Madrid ruan kreun e renditjes, i shkëputur 3 pikë nga Barcelona dhe 7 nga Valencia.
Top Channel