Skënderbeu me 10 lojtarë mundi 2-1 Flamurtarin, ndërkohë që edhe gjyqtari Edin Hoxha u shndërrua në protagonist të ndeshjes pas një 11-metërshi shumë të dyshimtë në favor të korcarëve.
Edhe pse korcarët mbajtën më shumë topin gjatë pjesës së parë, ishin vlonjtatët ata që kishin rastet më të rrezikshme për të shënuar, por tranversa dhe portieri Shehi nuk lejuan që ata të kalonin në avantazh.
Në sekondat e fundit të kësaj pjesë, korcarët fituan një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga kapiteni Shkëmbi. Avantazhi 1-0 startoi festën e tifozëve në tribunë, ndërkohë që situata në fushë ishte krej ndryshe.
Debatit mes Daniel Xhafajt dhe zyrtarit të Flamurtarit, Pajtim Lushaj iu shtua edhe mbrojtësi Bici, i cili bëri gjeste ant-isportive ndaj Lushajt.
Pas këtij momenti Bici u ndëshkua me të kuq, duke e lënë skuadrën e tij në një moment shumë delikat me 10 lojtarë, ndërkohë që edhe Lushaj u detyrua të ndjekë pjesën tjetër të ndeshjes nga tribuna.
Epërsia numerike i dha më shumë zemër vlonjatëve, të cilët barazuan në fillimin e të dytës me Shtubinën. Por në momentin më të mirë të tij, Skërnderbeu kaloi sërish në avantazh, këtë herë me Allmucën.
Ky gol pati efekt negativ te vlonjatët, të cilët edhe pse me 1 lojtar më shumë nuk arritën të dominonin lojën dhe të barazonin rezultatin.
Ndërkohë, Rudi Vata mori fitoren e parë me Vllazninë, skuadër kjo që merr dhe 3 pikët e para në transfertë. Shkodranët fituan 4-1 në Fier ndaj Apolonisë, me golat e Karakaçit, Smajlit, Sukajt dhe Vajushit. Tre pikë këtë fundjavë mori edhe Bylisi pas fitores së ngushtë 1-0 me Pogradecin.
Top Channel