Serie A, Inter mposht Cagliari-n në “San Siroâ€
19/11/2011 22:00
Inter ka mundur Cagliari-n 2-1 në ndeshjen që hapi javën e 12-të të Serie A.
Goli i parë për fitoren e zikaltërve u shënua nga Thiago Motta në minutën e ‘9 të pjesës së dytë. Ndërkohë që gjashtë minuta më vonë erdhi dyfishimi i rezultatit, që mban firmën e Coutinho.
Në fund të ndeshjes kundërshtarët arritën të shkurtonin diferencën e golave me anë të Larrivey.
Mysafirët në “San Siro” iu nënshtruan lojës së skuadrës së Ranieri-t, e vendosur mirë në fushë dhe shpesh herë e rrezikshme. Gjithashtu, zikaltërit goditën dy herë traversën në pjesën e parë.
Top Channel