Diego Armando Maradona, ish-trajneri i përfaqësueses argjentinase të futbollit dhe trajneri aktual i Al-Wasl në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka rrëfyer se nuk sheh ndeshjet e kombëtares bardhekaltër.
“Nuk i shoh ndeshjet e Argjentinës sepse pas zhgënjimit të botërorit doja të hapja një kapitull të ri në karrierën time. Gjithsesi më bëhet qejfi që Messi dhe Aguero kanë shënuar ndaj Kolumbisë”, theksoi Maradona në deklarata të lushuara për agjensinë ‘Telam’.
“Kjo ftohje vjen nga fakti që unë u largova nga kombëtarja ashtu siç e dimë të gjithë”, tha “Pibe de Oro”.
Argjentina u eliminua në çerekfinale nga botërori “Afrika e Jugut 2010” pas humbjes 4-0 ndaj Gjermanisë. Kontrata e aradonës nuk u rinovua dhe për këtë Maradona akuzoi drejtorin e ekipeve kombëtare argjentinase, Carlos Bilardo.
Top Channel