“Kemi 22 ditë që nuk luajmë dhe ndeshja e së dielës me Palermon është e rrezikshme edhe për këtë arsye. Duhet ta luajmë si të ishte një finale.”
Kështu është shprehur Antonio Conte, trajneri i Juventusit në prag të takimit që ekipi bardhezi do të luajë në “Juventus Stadium”, të dielën në orën 15.00.
“Sfida me Palermon duhet të jetë si finalja e Kupës së Botës për ne. Duhet të mendojmë vetëm për të, pa bërë llogari apo rotacione në formacion”, theksoi Conte.
Përsa i përket renditjes së Serisë A, ku Juventus ndodhet në vendin e katërt me 19 pikë (2 më pak se vendi i parë) e një ndeshje më pak, Conte tha se për momentin nuk është i rëndësishëm klasifikimi.
“Nuk shoh renditjen në këtë fazë të sezonit. E rëndësishme tani është të punojmë dhe të japim maksimumin”, deklaroi trajneri juventin.
Në lidhje me formacionin, Conte tha: “Do të hedh në fushë ata që mendoj se janë më të përshtatshëm për skemat taktike sepse i kam të gjithë lojtarët në dispozicion dhe në formë.”
Top Channel