Zinedin Zidane është zgjedhur si futbollisti më i mirë i dy dekadave të ekzistencës së Champions League, në një anketë të kryer në faqen e UEFA-s në internet, në të cilën kishin të drejtë votimi gazetarë dhe vizitorë të faqes.
Klasi dhe eleganca e Zidanit arritën majat në Champions në vitin 2002, kur realizoi golin vendimtar në finalen ndaj Leverkusenit, me një gjuajtje mjeshëtore fluturimthi.
Bagazhi i jashtëzakonshëm i francezit ka lënë pas yje të tjerë si Messi, Maldini, Xavi apo Raul, protagonistë absolutë edhe ata në dy dekadat e fundit, që kur Champions zëvendësoi Kupën e Kampionëve.
Larg grupit të pesë futbollistëve të lartpërmendur, renditen Iniesta, Casillas, Ronaldo, Kaka, Roberto Carlos, Ronaldinho dhe Cristiano Ronaldo. Befasues fakti që portugezi, në këtë renditje shfaqet vetëm në vendin e 30, ndonëse ka qenë protagonist në shumë edicione me Real Madridin dhe më parë edhe fitues me Manchester United.
Spanjollët, me tetë futbollistë në 20 vendet e para, janë kombi më i përfaqësuar. Morientes, Hierro, Mendieta, Casillas, Puyol, Iniesta, Raul dhe Xavi figujnë të gjithë në këtë renditje.
Top Channel