Stankoviç: 33 pikë deri në fund të vitit

18/11/2011 11:00

Me vetëm tetë pikë pas nëntë javëve të para të kampionatit italian dhe në vendin e tretë nga fundi së bashku me Leccen, Interi është duke përjetuar një prej sezoneve më të vështirë të historisë së tij.

”Jemi duke u përgatitur për sulmin final të vitit 2011 dhe ju siguroj që do të shihni një Inter shumë të fortë. Do të nisim që nga trepikëshi në fundjavë ndaj Cagliarit dhe më pas jam i sigurt që do të krijojmë një ecuri shumë pozitive deri në dhjetor”, shprehet Stankoviç, mesfushori serb i zikaltërve.

”Pa dyshim, nuk mund të bëjmë sikur renditja jonë e keqe e momentit nuk ekziston, por ajo që kemi në dorë është ta ndryshojmë dhe pikërisht këtë do të bëjmë. Një vit më parë, në këtë periudhë fitonim Botërorin e Kluveve, ndërsa tani jemi në një klasifikim që nuk është i denjë për skuadrën tonë. Megjithatë, ecim përpara sepse nuk mund të ndryshojmë asgjë duke u ankuar. Kemi 33 pikë deri në dhjetor dhe shpresoj që të jemi në gjendje t’i fitojmë të gjitha”.

Rikthimi i Jonathan – Në përballjen e fundjavës, Ranieri do të ketë probleme të mëdha sidomos në krahët e mbrojtjes. Me Chivu të s’kualifikuar, Nagatomo e Maicon jo në gjendje për të luajtur, rikthimi i Jonathan duket se është një lajm me të vërtetë i shumëpritur. Ai pritet të vendoset në krahun e djathtë, me Zanettin që do të kalojë majtas.

Në mesfushë ka pak dyshime. Cambiasso, Motta e Stankovic janë tre titullarët e konfirmuar, ndërsa në sulm, Zarate pritet të fitojë balotazhin me Militon për të formuar çiftin sulmues me Pazzinin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA