
Obeziteti dhe kequshqyerja po kthehen në një nga problemet më
shqetesuese për Shqipërinë, ku të paktën mbi 35 % e popullsisë është
mbi peshë dhe 20 % e fëmijëve janë obezë.
Mungesa e hapesirave publike dhe mos kryerja e aktiviteteve fizike, po cojnë në rritjen e fëmijeve dhe të rinjve obezë. Rektori i Universitetit të Sporteve, Vesel Rizvanolli kerkoi qe te investohet per krijimin e hapesirave sportive, pasi cdo investim ne sport ul deri ne katerfish investimet ne shendetesi.
OBSH rekomandon qe femijet te bejne te pakten 60 minuta aktivitet sportive ne dite, ndersa te rrriturit, te pakten deri ne 30 minuta. Ndaj ekspertet kerkojne qe te rriten investimet ne ambientet sportive te shkollave, ku te rinjte te kene mundesi te luajne edhe pas mesimit.
Nje problem i madh mbeten mungesat e hapesirave publike, ne qytetet e medha, por edhe investimet e pakta ne ambientet sportive ku zhvillohen sporte te vecanta, ku nuk mund te marrin pjese nje perqindje e larte e qytetareve.
Top Channel