Napoli, gati një ofertë për Farfan

18/11/2011 11:10

Jefferson Farfan pritet të jetë goditja e radhës e madhe e Napolit, ndërsa shtypi italian lajmëroi ditën e premte se klubi italian ka nisur bisedimet me gjermanët e Schalke 04, për kartonin e peruanit të shumëkërkuar.

I aftë për të luajtur si një sulmues anësor dhe mesfushor, Farfan vlerësohet veçanërisht për shpejtësinë e tij prej trajnerit Mazzari. Në Gjermani, falë këtyre cilësive, ai është mbiquajtur “raketa” Farfan.

Me kontratën e mesfushorit që skadon në muajin maj, besohet se Schalke do të ishte e gatshme ta shiste në janar, duke përfituar edhe një shumë sa do të vogël parash.

I mbërritur në Europë në vitin 2004 tek PSV, klub gjithmonë i kujdesshëm ndaj talenteve amerikanojugorë, Farfan u shndërrua në një lider të skuadrës, ku fitoi katër herë kampionatin holandez.

Pasi udhëhoqi skuadrën deri në gjysmëfinalet e Champions League, të humbur ndaj Milanit në vitin 2005, Farfan u vendos në shënjestrën e Chelsea dhe Portsmouth në Premier League, por për habinë e të gjithëve ai përfundoi vetëm tek Schalke 04 në Bundesligë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA