Dinamo ka humbur me rezultatin 1-0 me Kastriotin, por ka mbetur edhe pa trajner sepse menjëherë pas ndeshjes, trajneri i bluve, Faruk Sejdini, është larguar për të mos u kthyer më në drejtimin e kryeqytetasve.
Këtë e ka pohuar vetë gojarisht pas përballjes së humbur në “Qemal Stafa” me krutanët. “Xhaxhi” duket se është lodhur me këtë gjendje të skuadrës së tij, me problemet e brendshme dhe ato në stërvitje. Pra, blutë i ka lënë edhe një nga ata që i kanë qëndruar më pranë, të paktën këtë sezon.
Ndëkohë që golin e vetëm të takimit e ka shënuar Sefa. Nuk kanë munguar edhe polemikat mes trajnerit krutan Ramadan Ndreu dhe tifozerisë dinamovite që sollën nxjerrjen jashtë të trajnerit krutan.
Ndërkohë në takimin tjetër të së premtes, Laçi ka fituar minimalisht 1-0 me Kamzën. Golin e fitores për skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede e ka shënuar Zefi në minutën e 36-të takimit.
Top Channel