Ish-kreu i hipotekës së Vlorës, Edmond Banushaj, i arrestuar ditën e mërkurë nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, u la i lirë vetëm 24 orë pasi u prangos.
Banushaj u lirua pas urdhërit të nxjerrë nga prokuroria e rrethit të Vlorës.
Ky ishte arrestimi i dytë i Banushajt. Ai ka mbajtur postin e kreut të Hipotekës në qytetin e Vlorës deri dy vite më parë. Në vitin 2009 ai u arrestua po me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por sërish u la i lirë pas 3 ditësh në qeli.
Ai po hetohej në gjendje të lirë për një cështje që kishte gjithashtu lidhje me falsifikimin.
Burimet saktësojnë më tej se personi i arrestuar ka qenë në krye të zyrës së hipotekës së qytetit jugor dy vjet më parë.
Po të mërkurën, por gjatë paradites, uniformat blu të Vlorës vunë në pranga një shtetas hungarez që jetonte atje prej dy vjetësh.
Autoritetet lokale njoftuan se 55-vjecari Laszlo Vincze kërkohej nga drejtësia e vendit të tij për pastrim parash.
Ai jetonte në Vlorë me leje qëndrimi dhe punësimi dhe kishte krijuar firmën e tij “ELVIS L&M”, që dyshohet të jetë përdorur për pastrim parash.
Për këtë arsye nga ana e seksionit kundër pastrimit të parave në prokurorinë e Vlorës ka nisur një procedim penal ndaj tij.
Top Channel