Cështja e rinovimit të kontratës së De Rossi-t është kthyer në një problem të madh për skuadrën e Romës. Mesfushori italian nuk është i kënaqur me bisedimet që po zhvillohen me drejtuesit e klubit duke e komplikuar gjithnjë e më shumë këtë cështje.
Kontrata aktuale e De Rossi-t skadon në muajin qershor të vitit të ardhshëm, por deri tani futbollisti nuk ka marrë asnjë propozim konkret për zgjatjen e saj. Kjo ka bërë që De Rossi të humbasë durimin me situatën e krijuar nga e cila mund të përfitojnë skuadrat angleze të Manchester City-t dhe Arsenal.
Sheiku Mansur prej kohësh është vënë në ndjekje të De Rossi-t për të cilin është bërë gati edhe kontrata me një pagë prej 9 milionë euro në sezon. Ndërsa Arsen Venger është gati t’ia besojë plotësisht italianit mesfushën e Arsenalit.
Ndërkaq Roma po kërkon të bëjë përforcime të tjera. Objektivi i radhës për verdhekuqtë është blerja e një mbrojtësi, pasi është reparti që ka më shumë probleme duke parë edhe dëmtimin e rëndë të Burdisos.
Në listën e Sabatinit, emrat që përfshihen janë ata të Gastaldelos nga Sampdoria, Silvestre nga Palermo, Canini nga Kaljari apo të rinjtë amerikano latinë Fontanini e Dedè.
Top Channel