Juventus në gjurmët e Hummels

17/11/2011 16:10

Juventus është ende në kërkim të një mbrojtësi. Për bardhezinjtë po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të arritur te Rodolfo dhe për këtë arsye ata po kërkojnë të sjellin në Torino, Mats Hummels nga Borusia e Dortmundit

Sipas të përditshmes italiane ‘Tuttosport’, babai dhe agjenti i futbollistit ka folur me disa emisarë të klubeve europiane duke lënë të hapur mundësinë e transferimit të Hummels në “Galileo Ferraris”. Por pavarësisht nga deklaratat e agjentit të Hummels, operacioni duket shumë i komplikuar për t’u realizuar në muajin janar.

Së pari, Borusia Dortmund kërkon të arkëtojë të ardhura. Por për këtë i duhet të kualifikohet për në Ligën e Kampioneve dhe Humels është një futbollist shumë i rëndësishëm për të. Kjo do të thotë që operacioni për Humels ka më shumë mundësi të realizohet në merkaton e verës kur Dortmundi nuk do të kërkojë më pak se 15 milionë Euro.

Për të ulur pretendimet e drejtuesve të klubit kampion të Gjermanisë, Juventus mendon të përfshijë në bisedime Milos Krasiç dhe Elian. I pari tashmë është jashtë planeve të Kontes pasi nuk është i përshtatshëm për skemat e tij, ndërsa Elia në këtë sezon ka luajtur vetëm 9 minuta, që janë shumë pak për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA