Për Barcelonën duket se nuk do të jetë e vështirë për të siguruar finalen e Botërorit të klubeve që do të zhvillohet në Japoni në muajin dhjetor.
Skuadra katalanase, që konsiderohet si pretendentja kryesore për të fituar këtë aktivitet, u ndihmua edhe nga shorti.
Në gjysmëfinale, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola arriti të shmangë meksikanët e Monterrej dhe në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ciftit Al Saad-Esperans, skuadra këto që paraqesin një rrezik minimal për kampionët e Europës në letër.
Ndërkaq, Santos ka shumë mundësi që të ketë si skuadër rivale në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve skuadrën e Monterrej. Por meksikanët fillimisht duhet të luajnë cerekfinalen e këtij aktiviteti që do ta luajë me fituesen e ndeshjes mes Oakland City dhe skuadrës që do të shpallet kampione e Japonisë.
Përsa i përket finales së Botërorit të klubeve ajo do të luhet në 18 dhjetor në 10:30 sipas orës europiane.
Top Channel