Blater: Nuk ka racizëm në futboll

17/11/2011 02:58

Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter deklaroi për rrjetin CNN, se ai nuk beson që ka racizëm në futboll dhe se lojtarët që mendojnë se kanë qenë të abuzuar, duhet thjesht të thonë “kjo është një lojë.”

Kreu i futbollit botëror këmbënguli se ka qenë i palodhshëm në përpjekjet për të luftuar spektrin e racizmit në futboll, por sugjeroi se nëse abuzohet me ndonjë lojtar gjatë lojës, ai duhet të shtrëngojë duart me kundërshtarin e tij kur të bjerë bilbili përfundimtar dhe të bëjë përpara.

Autoritetet e futbollit në Angli aktualisht janë duke diskutuar mbi një çështje të tillë ku akuzat bien mbi dy lojtarë të profilit të lartë siç është kapiteni i Chelsea-t dhe Anglisë, Xhon Terri dhe sulmuesi uruguajan Liverpulit, Luis Suarez. Por të dy lojtarët i mohojnë pretendimet.

I pyetur nga CNN në qoftë se racizmi ekziston në fushën e lojës Blater tha: “Unë do ta mohoja këtë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA