Një muaj pas leximin të pretencës së prokurorit, avokatët mbrojtës të të akuzuarve si anëtarë të bandës së Durrësit, kanë nisur leximin përfundimeve në mbrojtje të klientëve të tyre.
Në seancën e zhvilluar paraditen e së enjtes, avokatët e të pandehurve, Altin Nikolla, Altin Olloni, Spartak Kalthi dhe Ervin Hoxhosmani i kanë dorëzuar trupit gjykues përfundimet të cilat kishin si emërues të përbashkët, kërkesën “për shpalljen të pafajshëm” për klientët e tyre.
Sipas avokatëve, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka vërtetuar asnjë krim të pretenduar të kryer nga të pandehurit e sipërcituar. Ndërsa avokati i Spartak Kalthit i kërkoi gjykatës që të ketë parasysh faktin se klienti i tij për kohën kur dyshohet se ka tentuar të vrasë Lulzim Berishën ka qenë minoren në moshën 16 vjecare dhe ky fakt duhet të kihet parasysh nga gjykata në dhënien e vendimit.
Sakaq për të pandehurit Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Spartak Kalthi prokuroria kërkoi dënimin e tyre me nga 25 vite burgim për secilin. Ndërsa për Altin Nikollën prokuroria kërkoi dënimin e tij me 20 vite burgim.
Top Channel