Turqi, shkarkohet trajneri Guus Hiddink

16/11/2011 14:05

Federata Turke e Futbollit lajmëroi të mërkurën prishjen e kontratës me trajnerin e kombëtares së Turqisë, hollandezin Guus Hiddink, pasi nuk arriti të kualifikohej për në Euro 2012.

Sipas komunikatës, të dyja palët vendosën të prishnin kontratën me konsensus pasi Turqia nuk arriti të mposhte Kroacinë në dy ndeshjet e play-off-it. Ndeshja e parë përfundoi 3-0 për kroatët (në Turqi) ndërsa ndeshja e kthimit u mbyll pa gola.

Pas ndeshjes së djeshme, Hiddink u ankua për mungesën e mbështetjes dhe mundësive për lojtarët e rinj në futbollin turk: “Turqia ka një potencial të madh, por do të marrë pjesë në kompeticionet e mëdha nëse organizon më mirë sistemin e nxjerrjes së talenteve. Kjo punë duhet nisur nga vetë klubet.”

“Projekti që unë nisa kishte prioritet formimin e një ekipi të ri për të ardhmen. Nëse do të klasifikoheshim në Euro 2012 do të ishte fantastike, por ishte vështirë sepse kaluam një periudhë tranzicioni”, shtoi Hiddink.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA