Portugalia, Kroacia, Republika Çeke dhe Irlanda, janë finalistet e fundit të Euro 2012, që do të mbahet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë.
Në takimet direkte për fazën finale të turneut kontinental, kroatëve u mjaftoi një barazim 0-0 për të eliminuar Turqinë, që katër ditë më parë e mundën në shtëpinë e tyre 0-3.
Ndërsa Çekia eliminoi Malin e Zi, pasi fitoi 0-1 takimin e dytë pas 2-0 të të parit në Pragë.
Pjesëmarrëse pas 24 vjetëve në Europian, do të jetë edhe Irlanda e Xhiovani Trapatonit, që edhe pse kishte fituar 4-0 ndeshjen e parë në të dytin u mjaftua me një barazim 1-1.
Triumf edhe spektakël në Portugali, ku pas 0-0 të Sarajevës vendasit nuk kursehen ndaj Bosnjës duke e “shkatërruar” me një rezultat 6-2. Autor i dy golave ishte Kristiano Ronaldo.
Shorti për fazën finale, pritet të hidhet në datën 12 dhjetor në Kiev të Ukrainës.
Top Channel