Murinjo: Do respektoj kontratën me Realin

16/11/2011 15:10

Zhoze Murinjo nuk ka ndërmend të largohet nga Reali i Madridit. Trajneri portugez u takua me presidentin e klubit spanjoll dhe Drejtorin e Përgjithshëm, Hoze Ánhel Sançez, duke deklaruar besnikërinë e tij.

Kohët e fundit Murinjo u përfol shumë për një largim nga Madridi dhe klubet që kërkonin shërbimin e tij ishin disa. Fillimisht u fol për një transferim të portugezit në drejtim të Paris Sën Zhermen, ndërkohë që edhe Anzhi bëri tentativën e tij. Më pas Murinjo u fol edhe për një rikthim në Premier Ligë për të zëvendësuar Sir Aleks Ferguson tek Mancester Junajtid.

Por takimi i fundit i tij me drejtuesit e Realit të Madridit tregoi edhe njëherë se 48 vjecari do të zbatojë kontratën me klubin merenges deri në fund. Ndërkohë, Murinjo diskutoi me Perez dhe Sançez edhe për merkaton e transferimeve të sezonit të ardhshëm.

Mësohet se luzitani do t’i kërkojë presidentit të Realit të Madridit vetëm 2 blerje. Me kalimin e Serxho Ramos në qendër të mbrojtjes, Murinjos tashmë i duhet një mbrojtës i djathtë. Blerjen e dytë, Murinjo do ta kërkojë ta bëjë në qendër të mesfushës. Lasana Diarra’ është shumë pranë largimit dhe tani kërkohet një futbollist për ta bashkuar me Çavi Alonson. Kedira deri tani nuk e ka bindur Murinjon, ndërkohë që Shahin ende nuk ka mundur të tregojë aftësitë e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA